Guterres i brengosur për shkak të pengesave në përparimin e dialogut

Guterres ka shprehur shqetësimin lidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka vlerësuar se periudha e kaluar në Kosovë është shënuar me ngjarje, të cilat nuk i kanë kontribuuar zbutjes së marrëdhënieve të tensionuara Prishtinë-Beograd.

Në raportin e rregullt tremujor të punës së UNMIK-ut, shefi i OKB-së ka thënë se nuk janë ndërmarrë kurrfarë hapash ndaj vendosjes së Bashkësisë me komuna serbe.

Guterres ka shprehur shqetësimin për shkak të pengesave në përparimin e dialogut me Serbinë dhe mungesës së zbatimit të marrëveshjeve të arritura.

Raporti i UNMIK-ut për situatën në Kosovë përfshin periudhën prej 16 janar deri 15 prill 2017.

Back to top button