Hajdari nxjerr urdhëresa si masa për emergjencën e shëndetit publik

Ministrja Hajdari nxjerr urdhëresë edhe për menaxhimin e çmimeve

Pas situatës së krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit, Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike të Kosovës, Rozeta Hajdari ka nxjerrë tri urdhëresa.

Për të trajtuar ankesat e qytetarëve dhe për të zbatuar vendimet e Qeverisë për emergjencën e shëndetit publik, Ministrja ka nxjerrë këto tri urdhëresa: 1 — për menaxhimin e çmimeve, 2 — për sigurimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare gjatë emergjencës së shëndetit publik dhe 3 — për zbatimin e masave ndaj veprimtarive ekonomike lidhur me emergjencën e shëndetit publik.

Qytetarët vazhdimisht po ankohen se ka rritje të çmimeve të produkteve./21Media

Back to top button