Një i vdekur, 11 raste me Covid-19

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 11 raste të reja, ndërsa janë shëruar nga Covid-19 edhe 258 persona.

“Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (67 vjeç).”, ka bërë të ditur IKSHPK.

Sipas institutit, rastet pozitive janë nga komunat: Drenas 3 raste, Prishtinë 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Skenderaj dhe Viti.

“astet pozitive janë nga komunat: Drenas 3 raste, Prishtinë 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Skenderaj dhe Viti. Numri total i rasteve pozitive është 107.269 raste nga 597.019 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.241 raste të vdekjes.”, ka bërë të ditur IKSHPK./21Media

Back to top button