Hapet votimi në finalen e Eurovision

 

Kanë përfunduar 26 performancat e shteteve pjesëmarrëse në finalen e “Eurovisionit 2021”. Tashmë është hapur votimi.

Shqipëria ka numrin dy dhe përfaqësohet nga Anxhela Peristeri.

Ndërsa për Zvicrën në “Eurovision” u paraqit Gjon Muharremaj me numër rendor 11.

Pos votimit nga publiku, në vendimin final është edhe vota e jurive profesionale të shteteve.

Në finalen e madhe të Eurovision-it konkurrojnë 26 këngë.

Nga nata e parë gjysmëfinale janë përzgjedhur 10 finalistë:

Azerbajxhani

Belgjika

Qipro

Izraeli

Lituania

Malta

Norvegjia

Rusia

Suedia

Ukraina

Ndërsa nga nata e dytë gjysmëfinale janë përzgjedhur 10 finalistët tjerë:

Shqipëria

Serbia

Bullgaria

Moldavia

Portugalia

Islanda

San Marino

Zvicra

Greqia

Finlanda

Holanda dhe 5 shtetet e mëdha: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë kaluar automatikisht në natën finale.

Back to top button