​Kurti: Kjo e shtunë i rritë shpresat tona

 

Sot në Kosovë nuk u shënua asnjë vdekje nga Covid-19, ndërsa raste pozitive janë raportuar 35.

E kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se kjo e shtunë i rritë shpresat tona me lakoret që shënojnë rënie të rasteve të reja.

“Sot, kur u bënë dy muaj qëkur Qeveria jonë mori besimin e Kuvendit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raporton për zero raste vdekjeje nga COVID-19. Kjo e shtunë i rritë shpresat tona me lakoret që shënojnë rënie të rasteve të reja dhe rritje të numrit të të vaksinuarve dhe të të shëruarve nga COVID-19” , ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se ky përparim i brishtë shumë prej nesh i gjen në pikëllimin e thellë për më të dashurit që humbëm.

“Çdo jetë e humbur nga kjo pandemi, është humbje e jona kolektive”, ka shkruar kryeministri Kurti në Instagram./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Back to top button