Haradinaj: Kurti ta ndërprejë shkatërrimin e vendit

Haradinaj: Kurti ta ndërprejë shkatërrimin e vendit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit të vendit “të reflektojë mbi situatën në vend”.
Haradinaj ka ftuar serbët e Kosovës “të përmbahen e të ruajnë qetësinë”
“Sot me Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës, riafirmuam vendosmërinë tonë për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës dhe orientimin proamerikan. Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara. Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse. Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërprejë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, shkroi Haradinaj./21Media 

Back to top button