Haradinaj për heqjen e tarifës: Shihet se ka marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiqit

Haradinaj mbajti konferencë lidhur me paralajmërimin e Kurtit për taksën

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha sot se kryeministri aktual, Albin Kurti u dorëzua shumë shpejt para Serbisë.

Ai tutje tha se ka marrëveshje mes Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Shihet se ka një marrëveshje mes dyve kuptohet çmimi është lista serbe votat e listës serbe për qeverinë Kurti.”, tha Haradinaj në një konferencë për media.

Po ashtu Haradinaj tha se Kurti bëri gabim duke iu drejtuar BE-së për liberalizmin e vizave “I drejtohet BE-së për liberalizmin e vizave, është gabim që pas një vendimi për taksën t’i drejtohet në atë mënyrë qeverive veç e veç.”, tha Haradinaj./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button