Haradinaj përkujton masakrën në Abri: Drejtësi, nuk do të ndalemi së kërkuari

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot masakrën në Abri e Eperme.
Haradinaj pëmes një postimi në ”Facebook”, ka shkruar se ata ishin shqiptarë, që dëshironin të jetojnë të lirë në trojet e tyre.
”Por, barbarët nuk e kursyen asnjë, as foshnjën disa muajshe e as plakun nëntëdhjetekatër vjeçar. Drejtësi, nuk do të ndalemi së kërkuari. Kriminelët duhet të marrin atë që e meritojnë. Familjes Delia, Martirëve të Abrisë, Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj tutje.
Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kanë kryer një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë. Në atë ditë janë masakruar 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh deri në 94 vjeç./21Media

Back to top button