Janë bërë përgatitjet që nesër të fillojë viti i ri shkollor
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se janë bërë përgatitjet e duhura për nesër për fillimin e vitit të ri shkollor.
Nagavci ka theksur se mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar, ndërsa më shumë se 65% prej tyre me të dy dozat.
”Përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues. Prandaj është e domosdoshme të respektohen masat mbrojtëse të rekomanduara nga profesionistët shëndetësor. Kjo është mënyra më e mirë për të vënë nën kontroll pandeminë, duke i kontribuar mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe ruajtjes së shëndetit publik”, ka shkruar Nagavci në ”Facebook”.
Sipas Nagavcit, vaksinimi, respektimi i masave dhe bashkëpunimi në të gjitha nivelet dhe me prindërit do bëjë këtë vit të ri shkollor të sukseshëm./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?