Haradinaj reagon pas arrestimit të tre personave për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas arrestimit të tre personave të dyshuar lidhur me vrasjen e trefishtë, më 26 nëntor, në Gllogjan të Deçanit.
Haradinaj ka thënë se ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili.
“Përshëndes kapjen e të dyshuarve për krimin që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë. Ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili. Organet e rendit dhe drejtësisë i përgëzoj për punën e tyre intensive në dobi të ndriçimit të rastit që na ka tronditur të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Më 26 nëntor, si pasojë e të shtënave në drejtim të një autobusi në Gllogjan mbetën të vdekur shoferi dhe dy nxënës./21Media