Konjufca: Qytetarët e Kosovës me trishtim po i përcjellin lajmet për Amerikë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se qytetarët e Kosovës me trishtim po i përcjellin lajmet për humbjet e shumë jetëve dhe shkatërrimin e pasurisë së qytetarëve amerikanë.
“Bashkëndjejmë me dhembje të madhe për fatkeqësinë në Kentucky dhe Tennessee të ShBA-së dhe tmerrin nëpër të cilin po kalojnë qytetarët amerikanë në këto momente të vështira. Qytetarët e Kosovës me trishtim po i përcjellin lajmet për humbjet e shumë jetëve dhe shkatërrimin e pasurisë së qytetarëve amerikanë Lutemi që kjo fatkeqësi të përfundojë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja”, ka shkruar  Konjufca.
Një tornado e fuqishme goditi pjesën qendrore të SHBA-së të premten vonë, duke shkaktuar të paktën 19 tornado në pesë shtete./21Media

Back to top button