Haradinaj: Sebahajdin Cena ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së profesorit dhe atdhetarit Sebahajdin Cena.
Haradinaj ka thënë se profesori Sebahajdin Cena ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira.
“Ai ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira. Me vargjet e poetëve shqiptarë u jepte zemër ushtarëve të UÇK-së, të etur për lirinë e vendit”, ka shkruar ndër tjrash Haradinaj në Facebook ku i ka shprehur ngushëllime familjes Cena, bashkëluftëtarëve dhe gjithë qytetarëve të Rahovecit./21Media

Back to top button