Harroi ku e parkoi veturën, e raportoi në Polici si të vjedhur

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur vetura e cila më datë 24 shkurt është raportuar si e vjedhur në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se automjeti ka qenë i parkuar në rrugën “Ali Dida”, në qytetin e Prizrenit, dhe ankuesi ka harruar vendin e parkimit të automjetit.

“Njësiti i hetimeve në konsultim me Prokurorin e shtetit kanë iniciuar rast ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe kanë filluar hetimet. Me datën 26.02.2024 automjeti në fjalë është gjetur i parkuar në rrugën “Sylejman Rrotalla” në qytetin e Prizrenit dhe nga hetimet është vërtetuar se ankuesi i lartcekur ka ngatërruar (harruar) vend parkimin e automjetit në fjalë”, ka shkruar policia në “Facebook”.

Tutje, bëhet e ditur se automjeti pas përfundimit të procedurave i është kthyer pronarit legjitim.

Ndërsa, Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren ka ftuar të gjithë qytetarët që të jenë të vëmendshëm gjatë përkimeve të automjeteve të tyre për mënyrën dhe lokacionin e parkimit, pasi që raste të tilla vazhdojnë të raportohen në Policinë e Kosovës./21Media

Back to top button