Haxhiu kërkon dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë, Haxhiu ka pyetur se pse nuk është vepruar më herët, kur në qershor e mitura është raportuar e zhdukur.
“Pse nuk vepronte Prokuroria Themelore në Prishtinë në muajin qershor? Pse nuk u arrestuan asokohe personat e dyshuar? Pse dy muaj me vonesë? Më e pakta që do të duhej të ndodhte është dorëheqja e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe prokurorit që ka qenë i ngarkuar ne rastin në muajin qershor”, shkroi Haxhiu.
Haxhiu ka thënë se “pa pasur dorëheqjë e shkarkime, do të ketë viktima tjera”.
“Pa pasur dorëheqje dhe shkarkime të atyre që nuk vepruan në kohë dhe sipas përgjegjësisë, fatkeqësisht mund të kemi viktima të tjera”, shkroi më tej Haxhiu./21Media

Back to top button