Haxhiu: Për dy javë Kosova ka realizuar 6 ekstradime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë dy javëve të fundit Kosova ka realizuar gjashtë ekstradime me shtetet evropiane për personat e kërkuar për vepra penale.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ekstradimet janë realizuar me Francën, Zvicrën, Gjermaninë, Italinë dhe Belgjikën.
“Përmes realizimit të këtyre ekstradimeve, personat e kërkuar për vepra penale do të ballafaqohen me procedurë penale ose do të vuajnë dënimin e shqiptuar nga autoritetet gjyqësore. Për më shumë, të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-213 për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale. Me ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji do të ketë ekstradime më të shpejta duke ngërthyer gjithmonë standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, ka shkruar ministrja Haxhiu, duke thënë se janë të përkushtuar në luftimin e krimit transnacional dhe në ndërmarrjen e veprimeve të përcaktuara me rendin juridik të Kosovës./21Media

Back to top button