Ramosaj tregon si është gjendja në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se gjendja e krijuar pas helmimeve po shkon drejt normalizimit.
Mëngjesin e së shtunës u mbajt takimi i Shtabit Emergjent për Menaxhimin e Emergjencave, u nxjerr një konkluzion i përbashkët që në bazë të raportit të QKMF-së në 24 orëshin e fundit, së shpejti do të përfundojë gjendja emergjente dhe së qytetarët e 12 fshatrave të cilat furnizohen nga rezervuari në Drenoc do të vazhdojnë të furnizohen me ujë nga Komuna e Deçanit.
“Sipas tij akterët e kyçur në menaxhimin e kësaj emergjence do të vazhdojnë në implementimin e të gjitha rekomandimeve të dhëna nga IKSHPK-ja, të cilat kanë të bëjnë me standardizimin e infrastrukturës së ujësjellsit dhe furnizimin me ujë cilësor sipas parametrave të pranueshme”, ka shkruar Ramosj në “Facebook”.
Qytetarë të shumtë nga rajoni i Deçanit, që nga fundjava e kaluar, janë duke raportuar simptoma të helmimit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës ka njoftuar se nga mostrat e ujit janë identifikuar disa baktere që “mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm./21Media
 

Back to top button