Haxhiu: Qeveria po zhvat buxhetin, injoron kërkesat e punëtorëve të shëndetësisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha se Qeveria e Kosovës ka diskriminuar punëtorët e sektorit të shëndetësisë me Ligjin për Paga.
Ai publikoi një video në Facebook përmes së cilës ka adresuar kritika ndaj Qeverisë duke thënë se ka injoruar kërkesat e punëtorëve..
“Qeveria ka diskriminuar punëtorët e shëndetësië në Ligjin për Paga, ka diskriminuar infermierët, mamitë , fizioterapeutët dhe teknikët mjekësor, punëtorët e adminsitraës dhe punëorët teknik.”, tha Haxhiu.
“Si pasojë e zhvatjes së buxhetit dhe punëve të dobëta në këtë sektor, dje pas reshjeve të shiut, uji ka depërtuar në Klinikën e Pediatrisë, ku u pagun hiq më pak se 1.2 milion euro, për izolimin e kësaj klinike dhe uji depërtoi në dhomat e pacientëve.”, u shpreh Haxhiu./21Media