Haxhiu: Reagimi i ndërkombëtarëve për Kryeprokurorin tregon se në çfarë gjendje jemi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se reagimi i Bashkimit Evropian dhe i ambasadave të SHBA-së e Gjermanisë, për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të shtetit, tregon se në çfarë gjendje është Kosova.
“Vetë fakti që sot Gjermania, dje Bashkimi Evropian, ambasadori amerikan kanë reaguar për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit nga ky Këshill Prokurorial, është mjaftueshëm për të kuptuar se në çfarë gjendje jemi”, ka thënë Haxhiu gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.
Zyra e BE-së ka lëshuar të mërkurën një reagim përmes së cilit konsideroi se ishte e habitur dhe e zhgënjyer me përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.
Ndërsa sot ka reaguar edhe Ambasada amerikane dhe ajo gjermane në Kosovë, të cilat po ashtu e kanë quajtur jo të rregullt procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka votuar të mërkurën unanimisht për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Back to top button