Haxhiu sot udhëton për në Hagë, pritet të takohet me ish-krerët e UÇK-së

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu sot udhëton për në Hagë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar këshilltari i Haxhiut, Flamur Pireva.
“Po, sot ministrja Haxhiu udhëton për në Hagë”, tha Pireva.
Siç bëhet e ditur, ministrja Haxhiu pritet të takohet me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë tashmë një vit./21Media

Back to top button