Haxhiu viziton Policinë në Ferizaj: Nga janari në këtë komunë u raportuan 118 raste të dhunës në familje

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu njoftoi se ka vizituar sot Drejtorinë Rajonale të Policisë në Komunën e Ferizajt. Ajo tha se me policinë disktuoi për adresimin e rasteve të dhunës në familje, sfidat me të cilat ballafaqohen, bashkëpunimi ndërinstitucional, nevojat e të mbijetuarave dhe rëndësinë e trajtimit serioz të rasteve të dhunës në familje.
“Përfaqësuesve të policisë nga Ferizaj, Shtime, Shtërpca, Kaçaniku dhe Hani i Elezit iu ofrova mbështetjen time të plotë në punën që bëjnë dhe angazhimin e tyre ditor në mbrojtjen e qytetarëve tanë.Nga Janari deri më sot, në Komunën e Ferizajt janë raportuar 188 raste të dhunës në familje.”, shkroi Haxhiu./21Media