Haziri: Do ta mbështes këdo që ka edhe një votë më shumë se unë

 

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e quajti ditë të bardhë procesin e sotëm zgjedhor të LDK-së, derisa ka thënë se nuk e di a do të bëhet kryetar, pasi është vullnetin e delegatëve për të vendosur.

Pasi votoi, Haziri tha se procesi duhet të shkojë deri në fund, qoftë edhe me një raund tjetër.

“Sapo e përfundova procesin e votimit. Besoj shumë se kjo ditë e bardhë do të jetë ditë që jep dhe ndan përgjegjësi. Asgjë tjetër”, tha ai.

Krahas kësaj, Haziri tha se kushdo që e ka edhe një votë më shumë, do ta ketë përkrahjen e tij.

“Nuk e di për besë (nëse do të fitojë). Është vullnet i delegatëve. Shpresoj që vullneti i tyre do të zbardhet. Kushdo që e ka edhe një votë më shumë do t’ia jap mbështetjen. Procesi duhet të shkojë deri ne fund, qoftë edhe më një raund tjetër”, tha ai.

Lidhur me moslejimin e fjalimeve në kuvendin e sotëm, Haziri tha se kandidatët kanë pasur kohë dy javë që të flasin me delegatët dhe strukturat e partisë.

“Ne kemi pas kohë dy javë me fol me gjithë delegatët dhe strukturat. Unë e respektova edhe vlerësimin e dy kolegëve të mi për të mos e tepruar me fjalime. Koha në LDK është të punojmë dhe t’i lëmë fjalët anash”, tha ai.

Back to top button