Henderson vazhdon kontratën me Liverpoolin

Jordan Henderson ka nënshkruar një kontratë të re me gjigantin anglez, Liverpool.
Kapiteni anglez ka nënshkruar sot kontratën e tij të re në qendrën stërvitore AXA, duke siguruar që aventura e tij 10 vjeçare me klubin do të vazhdoj edhe gjatë viteve në vazhdim.
Henderson, i cili u transferua nga skuadra e Sunderland në korrik të vitit 2011 për një shumë afro 18 milionë euro, ka nënshkruar sot kontratë të re katër vjeçare, ku do të qëndroj deri në vitin 2025 në “Anfield Road”.
“Sigurisht që unë jam tejet krenar dhe i lumtur që do ta vazhdojë të ardhmen time këtu. Është e mrekullueshme që tanimë është zyrtare dhe duhet të fokusohem vetëm përpara, se çfarë sjellë e ardhmja.E kam shijuar çdo minutë të mundshëm, edhe kur shikoj mbrapa tek kohët e vështira, përsëri e kam shijuar çdo moment i të qenit pjesë i këtij klubi. Sa më gjatë që do ta bëjë këtë gjë, natyrisht që është më mirë për mua. Dua të qëndroj këtu sa më shumë që të jetë e mundur, gjithmonë e kam thënë këtë gj”, tha Henderson.
Henderson festoi një dekadë si lojtar i Liverpoolit këtë verë, ku muaji korrik shënoi 10 vjetorin e tij që nga transferimi nga Sunderland.
Që nga ajo kohë, ai ka bërë 394 paraqitje për “Të Kuqtë”, duke regjistruar 30 gola dhe 51 asistime përgjatë një kohe në të cilën po ashtu ka fituar një Kupë të Ligës, një Premier Ligë angleze, një Ligë të Kampionëve, një UEFA Super Kupë dhe një FIFA Kupa e Botës për klube si kapiten i Liverpoolit.

Back to top button