Hoti: Marr përgjegjesinë e plotë për rezultatin e LDK-së

 

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja në zgjedhjet e parakohshme paralamnetare që u mbajtën sot, Avdullah Hoti tha se merr përgjegjësinë e plotë për rezultatet zgjedhore të LDK-së, pavarësisht asaj që sipas tij rezultatet janë tjera prej atyre që ky subjekt politik priste.

“Në ditët në vijim unë do të diskutoj me gjerësisht me organet e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, për këtë përgjegjësi timen në këto zgjedhje.”, u shpreh Hoti.

Ai tutje tha se pret që KQZ ta përmbyl sa më shpejt procesin e numërimit të votave dhe ta bëjë certifkimin e zgjedhjeve, në mënyrë që sipas tij t’i hapet rugë formimit të qeverisë së re.

Ndërsa u zotua se sa është kryeminitër në detyrë do të ketë mbarëvajtje të plotë të Qeverisë në detyrë./21Media

Back to top button