Mustafa pranon rezultatin, thotë se do të bëjnë ndryshime në LDK

 

Pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme pralamnetare ka reaguar kryetari i LDK-së Isa Musatafa.

Ai ka thënë se ky subjekt politik respekton rezultatin e zgjedhjeve, si dhe është zotuar për ndryshime në LDK.

Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.
Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin. “, ka shkruar ai në Facebook

Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së LDK është partia e tretë me 13. 35% të votave./21Media

Back to top button