Hoti: Pagesat prej 130 eurosh për mbi 27 mijë familje janë kryer sot

 

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka njoftuar se sot janë kryer pagesat prej 130 eurosh për mbi 27 mijë familje me kushte të rënda materiale, të cilët nuk kanë asnjë të punësuar. Tërheqja e tyre mund të bëhet nga 12 gushti.

“Sot janë kryer pagesat për 27,572 familje! Nga 130 euro për muajt Maj dhe Qershor janë ndarë për 27,572 familje me kushte të rënda materiale, të cilët nuk kanë asnjë të punësuar! Tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 Gusht nëpër zyra postare, afër vendbanimeve dhe duke respektuar udhëzimet për mbrojtje nga COVID19.”, shkroi Hoti në Facebook./21Media

🟢 Sot janë kryer pagesat për 27,572 familje! 🙏

Nga 130 euro për muajt Maj dhe Qershor janë ndarë për 27,572 familje me…

Posted by Avdullah Hoti on Monday, August 10, 2020

Back to top button