Opozitari serb ftohet nga BIA për bisedë informative

Politikani opozitar serb, Boban Bodganoviq është ftuar nga Shërbmet Sekrete Serbe (BIA).

Ai shkroi në Twitter se duhet të paraqitet të hënën në orën 09:00, e supozon se tema do të jetë mbështetja që po i jep integrimit të Serbisë në NATO dhe dialogun me Kosovën.

“Nesër në orën 09:00 jam i ftuar në ambientet e Agjencisë së Sigurisë (BIA) për një intervistë informative. Nuk e di cila është arsyeja dhe tema e bisedës, por supozoj se bëhet fjalë për mbështetjen time për Serbinë për integrimin euroatlantik dhe dialogun mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar ai.

Bodganoviq është kryetar i subjektit “Odgovor”./21Media
Back to top button