Hoti: Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja pa njohje?

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shtruar tri pyetje pas përfundimit të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Sipas Hotit marrëveshja është pranuar nga Kurti, pa njohje.
“1. Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja pa njohje?! 2. Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja e pakushtëzuar me zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe pa kërkim falje?! 3. Si erdhi puna që Asociacioni të implementohet duke kaluar nëpër zyrat e VV-së dhe nga Kryeministri i VV-së, të cilët e kanë kundërshtuar me dhunë?!”, pyeti deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Facebook.
Pas takimit trepalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se liderët e dy vendeve janë pajtuar që nuk nevojiten diskutime të tjera sa i përket planit evropian./21Media

Back to top button