Hovenier: Menzies ishte lobues i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kolegut dhe diplomatit të shquar, ambasadorit John Menzies.
Hovenier ka thënë se Menzies ishte lobues i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.
“Jon ishte një lobues i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Si diplomat dhe mësues ai preku jetë dhe ndërtoi ura të qëndrueshme midis Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe SHBA-së”, ka shkruar ambasadori amerikan në rrjetin social Twitter.


Për vdekjen e ish-ambasadorit, John Menzies ka shprehur ngushëllime edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ambasadori Menzies ka vdekur dje në moshën 74 vjeçare./21Media

Back to top button