Ukraina do të japë “Çmimin e Paqes” për kompanitë që u larguan nga Rusia

Kompanitë ndërkombëtare që u larguan nga tregjet ruse do t’u jepet një “Çmim i Paqes” nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi të dielën zyra e tij presidenciale.
Kompanitë që u larguan “meritojnë respektin e ukrainasve dhe njerëzve në mbarë botën. Në fund të fundit, indiferenca dhe heshtja janë bashkëfajësi”, tha Andriy Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit.

Yermak u bëri thirrje kompanive të tjera që të “bëjnë zgjedhjen e duhur”.

“Është e pamundur të mbështeten krimet e luftës, është e papranueshme të bësh tregti me kriminelët e luftës dhe të fitosh para për vrasjen e civilëve”, tha ai, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv

Kujtojmë që, nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, shumë korporata ndërkombëtare kanë ndërprerë aktivitetin brenda Rusisë në një mori industrish, duke përfshirë energjinë, transportin, financat dhe teknologjinë./21Media

Back to top button