Hovenier takon ministrin Ejup Maqedonci: Mezi pres të bashkëpunojmë në tranzicionin e FSK-së

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, u takua sot për herë të pare zyrtarisht, me ministrin e ri të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Pas takimit Hovenier mezi pret ta vazhdojë bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes, veçanërisht në “tranzicion 10 vjeçar të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike”,

“Kënaqësi që sot pasdite takohem me ministrin e ri të Mbrojtjes Ejup Maqedonci. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin dhe partneritetin tonë të ngushtë, veçanërisht në mbështetje të tranzicionit 10 vjeçar të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO”, shkroi Hovenier.

Maqedonci mori zyrtarisht detyrën si mnistër i Mbrotjes me 8 gusht, pasi Armend Mehaj dha dorëheqje nga kjo pozitë./21Media

Back to top button