Humb jetën në vendin e punës një 32-vjeçar

Nje punëtor ka humbur jetën në ambientet e jashtme të një qendre tregtare në Tiranë. Bëhet me dije se 32-vjeçari u rrëzua nga një mjet pune “pirun” dhe u shtyp për vdekje nga një tjetër mjet pirun që drejtohej nga kolegu 61-vjeçar.
I riu u dërgua në spitalin e Traumës me shenja jete, por pas disa orësh ai nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra.

Back to top button