Hykmete Bajrami nënkryetare e LDK-së: Këtë pozitë e kanë mbajtur njerëzit që kanë bërë histori

Hykmete Bajrami ka njoftuar se është zgjedhur nënkryetare e LDK-së, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Bajrami ka thënë se këtë funksion e konsideron përgjegjësi “për shkak se në Lidhjen Demokratike të Kosovës këtë pozitë e kanë mbajtur njerëzit që kanë bërë histori si Fehmi Agani, Nekibe Kelmendi e Sabri Hamiti si dhe plot gra e burra tjerë që kanë lënë gjurmë në themelet e Republikës së Kosovës”.

“Do të punoj, sikurse deri më sot, edhe sot e tutje me nder e përgjegjësi për të mirën e përbashkët, për Republikën e Kosovës, për të sotmen dhe të ardhmen e gjithë qytetarëve të Republikës. Lidhja Demokratike e themeluar në kohë të rënda për Kosovën është vula e të gjitha proceseve – Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë – për më shumë se tri dekada”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”./21Media

Back to top button