I ofron ryshfet 20 euro policit, dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor 20 euro me qëllim që t’i mundësohet kalimi i kufirit.
Rasti ka ndodhur në Pikën Kufitare në Vermicë, të hënën rreth orës 22:15.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media