I publikuan imazhe të djemve pa leje, reagon ashpër “Shehrzadja”

Aktorja turke, Bergüzar Korel dhe bashkëshorti i saj Halit Ergenç, të cilët u martuan në 2009, janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë. Çifti, të cilët kanë dy djem, këtë herë do bekohen me një vajze.
Dyshja e njohur, janë shumë rezervuar sa i përket publikimit të fotografive të djemve në rrjetet sociale.
Kur jemi te publikimi i fotografive 38-vjeçarja së fundmi ka reaguar në lidhje me publikimin e imazhe të djemve të saj pa leje.
Aliu dhe Hani u fotografuan nga larg pa leje në plazhin ku ata shkuan.
“Kjo është një çështje shumë serioze! Mos prekni asnjë fëmijë pa leje. Mos bëni foto ose video! Tani dije se nuk ke të drejtë për këtë”, ka thënë ndër tjera aktorja turke./21Media
 

Back to top button