Ia vodhi dikujt 420 euro nga kuleta, Policia publikon fotografinë e të dyshuarit
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi, që dyshohet për një vjedhje që ka ndodhur në qendrën tregtare “Abi Çarshia” në Prizren më 27 dhjetor duke kërkuar bashkëpunim nga qytetarët.
Policia thotë se një person ka deklaruar se një i panjohur ia ka marrë 420 euro nga kuleta.
“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate, apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.