IKSHPK bën thirrje të testoheni për Covid nëse i keni këto simptoma

 
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po vazhdon të bëjë apel te qytetarët për respektim të masave antiCovid.
Nga IKSHPK apelohet përpër bartjen e maskave dhe vaksnim kundër Covid-19.
“Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë, me shtim të rasteve fatale dhe është varianti dominues në qarkullim që po rëndon gjithnjë e më tepër situatën epidemiologjike dhe mund të ngarkojë institucionet shëndetësore ne ditët në vijim me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve”, njofton IKSHPK.
Në shkrimin e IKSHPK-së në Facebook thuhet se personat që kanë kokëdhimbje, kollitke, dhimbje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi e humbje të shijes, duhet të testohen për Covid-19,
“Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen. Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Na ndihmoni që të ju ndihmojmë!”, thuhet ndër të tjera në apelin e IKSHPK-së.
Në 24 orët e fundit, 3 mijë e 628 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes./21Media

Back to top button