Iran, kamera inteligjente për të identifikuar gratë e pambuluara
Policia iraniane njoftoi se gratë që kundërshtojnë zbatimin e rregullit të hixhabit do të identifikohen përmes kamerave inteligjente të instaluara në vende publike.
Sipas agjencisë “Irna”, do të dërgohen mesazhe për gratë e pambuluara, pasi dalja në publik pa mbuluar dëmton imazhin shpirtëror të shoqërisë dhe shkakton pasiguri.
Policia iraniane u bëri thirrje pronarëve të bizneseve që të monitorojnë dhe të marrin masa.
Pas vdekjes së Mahsa Amini në shtator, ndërsa ndodhej në paraburgim, Irani u trondit nga një valë e paprecedentë protestash në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të grave, që u shoqërua me qindra arrestime dhe viktima.
Amini, 22 vjeç u arrestua për shkelje të kodeve islame të veshjes.
Një numër i madh i grave me kokë të zhveshur tani shihen në shumë vende publike anembanë vendit, pavarësisht nga rreziku për t’u arrestuar.