Irani dhe Hezbollahu dënojnë sulmet ajrore të ShBA-së dhe Britanisë në Jemen

Ministria e Jashtme e Iranit ka dënuar sulmet në Jemen si një “shkelje të qartë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Jemenit” dhe një shkelje të ligjeve ndërkombëtare.

Sulmet “nuk do të kenë asnjë rezultat tjetër përveç nxitjes së pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë në rajon”, tha zëdhënësi i ministrisë Nasser Kanani në një postim në grupin Telegram të ministrisë.

Ndërkohë grupi i armatosur libanez Hezbollah i mbështetur nga Irani dënoi gjithashtu sulmet në Jemen.

“Agresioni amerikan konfirmon edhe një herë se SHBA-të janë partnere të plota në tragjeditë dhe masakrat e kryera nga armiku sionist në Gaza dhe në rajon./21Media

Back to top button