Ish-deputeti i LDK-së largohet nga politika

Ai tha se nuk do të kthehet edhe nëse do të fitonte mandatin e deputetit

Ish – deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa ka bërë të ditur se do të largohet nga jeta politike dhe aktiviteti në institucione.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se i ka 3 projekte që do të merret në të ardhmen, duke shtuar se edhe nëse fiton mandatin e deputetit, nuk do t’i kthehet punës në Kuvend.

Ai ka shtuar se nuk do t’i kursejë këshillat dhe mendimet e tij për vendin, nëse një gjë e tillë i kërkohet.

“Ndaj pa marrë parasysh se a do të kem mjaft vota për të marrë serish pozitën e depuetit apo jo, kam vendosur të tërhiqem nga aktiviteti i drejtpërdrejtë politik në institucione. Kam vendosur që në vitet që vijnë, aq sa do të kem shendetin dhe mundësitë tu përkushtohem tri projekteve”, ka shkruar ai.

Ish-deputeti Mustafa në fund i ka falënderuar të gjithë votuesit e tij./21Media

Back to top button