Ish-shefi i FBI-së thyen heshtjen ndaj çështjes Trump

Comey do të dëshmojë sot për herë të parë publikisht

Ish-drejtori i FBI-së James Comey do të dëshmojë sot për herë të parë publikisht lidhur me akuzat se presidenti, Donald Trump i ka kërkuar atij të ndërpresë hetimin e një ish-këshilltari të lartë.

Trumpi e pushoi nga puna Comey më 9 maj dhe nga ajo kohë kanë lindur dyshime se ai mund të ketë ushtruar presion ndaj Comey për hetimin e vazhdueshëm rus ku presidenti amerikan dyshohet të ketë patur një ndërhyrje nga ana e tyre në zgjedhjet e SHBA-së. Ndërkohë që Trumpi i ka mohuar këto akuza.

Sipas dëshmisë me shkrim të Comey, Trumpi i ka kërkuar atij që të ndërpresë hetimin ndaj ish-këshilltarit të Sigurimit Kombëtar, Michael Flynn dhe në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar FBI-së që të rrëzonte dyshimet për ndikimin rus në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Comey e përshkroi ndërveprimin si shumë shqetësues, duke patur parasysh rolin e FBI-së si një agjenci hetimi e pavarur.

Comey mbikëqyrte hetimin federal lidhur me dyshimet për përfshirje të Rusisë në sulmin ndaj objektivave të Partisë Demokrate dhe operacioneve të tjera të inteligjencës lidhur me zgjedhjet, duke përfshirë lidhjet e mundshme me stafin e fushatës së presidentit Trump.

Back to top button