Zelensky sot do t’i drejtohet parlamentit gjerman

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do t’u drejtohet ligjvënësve gjermanë të enjten, në përpjekjen e tij të fundit për të ndikuar politikëbërësit në demokracitë perëndimore mbi luftën në Ukrainë.
Zelensky do t’i drejtohetparlamentit gjerman në orën 8:00, transmeton rtv21.tv.
Pushtimi rus nxiti me shpejtësi kancelarin gjerman, Olaf Scholz të shpallte mbështetjen për Ukrainën. Ai gjithashtu rriti shpenzimet gjermane të mbrojtjes dhe dërgoi armë në Ukrainë.
Sondazhet sugjerojnë se shumë gjermanë mbështesin thirrjen e Zelenskit për ndalimin e energjisë ruse, por ministrat e naftës kanë thënë se heqja graduale e përdorimit të gazit rus nuk do të jetë e menjëhershme. Megjithatë, tashmë ekziston një plan për të ndaluar importin e qymyrit rus./21Media

Back to top button