Jehona Sopi feston ditëlindjen, kaq vjet i mbushi

Sot ka festë në shtëpinë e këngëtares, Jehona Sopi, pasi kjo e fundit feston ditëlindjen e 42-të.
Gjatë viteve sa Jehona është pjesë e skenës muzikore ka sjell këngë të reja solo, por edhe bashkëpunime. Jehona gjithashtu ishte pjesë e festivaleve të ndryshme muzikore si, “Top Fest”, “Kënga Magjike”,  “Show fest”, shkruan rtv21.tv
Në këtë ditë të veçantë, Jehona ka pranuar urime të shumta nga familjarët dhe fansat e saj. Një urim e ka marrë edhe nga shoqja e saj, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi.
“Uroj që çdo ditë  të jetës të shohë me këtë buzëqeshje engjëllore”, ka shkruar ndër tjera Leonora në Instagram.

Ndërsa, përsa i përket jetës personale Jehona Sopi është e martuar që 11 vite së bashku me Lavdim Koshutovën, ndërsa në vitin 2012 ka ardhur në jetë vajza e tyre e quajtur, Aria./21Media

Back to top button