Jep dorëheqje drejtori ekonomik i Spitalit Klinik të Tetovës

Drejtori ekonomik i Spitalit Klinik të Tetovës, Artan Etemi ka dhënë dorëheqje pas tragjedisë në Qendrën Kovid.
Njoftimi i plotë i tij:
“Duke ndjerë dhimbjen e thellë nga tragjedia që ndodhi në qendrën modulare në Tetovë, si dhe duke qenë prezent vetë në vendin e ngjarjes, nga pamjet trishtuese që kam përjetuar duke nxjerrë edhe vetë me duart e mia kufomat e viktimave, në cilësinë e drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës jap dorëheqjen time si një akt moral. Qëndroj besnik në parimin se organet hetuese dhe ekspertët e angazhuar ndërkombëtar do zbulojnë arsyen e vërtetë se si erdhi deri te tragjedia që ndodhi në qendrën modulare dhe që theu zemrat tona. Bashkëndjej dhimbjen me familjarët e viktimave”, ka thënë Etemi.

Back to top button