Kandidati i PDK-së për Deçanin: Kemi paraprarë zhvillimin e bujqësisë si shtyllën e dytë të zhvillimit

Në debatin zgjedhor në RTV21, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Deçanit, Jetmir Prekalla, ka treguar disa nga planet e tij qeverisëse për 4 vitet e ardhshme.
“Në kuadër të programit tim qeverisës kemi zhvillim ekonomik, infrastrukturë të zhvilluar, turizëm të zhvilluar që turizimin ta rikthejmë në rigjenerim të hyrave në Deçan, do të shërbejm për sektorët e tjerë të zhvillimit dhe të rritjes së mirëqenies se qytetarëve. Kemi paraprarë zhvillimin e bujqësisë si shtylla e dytë e zhvillimit të Deçanit përshkak të sipërfaqes e cila gjindet në Deçan dhe fermerët të cilët mirren me bujqësi. Kemi të bëjmë me një administratë efikase dhe në funksion të qytetarëve larg nepotizmit dhe larg korrupsionit, kemi në arsim investime të reja në rregullimin e infrasturkturës së arsimit”, tha ai.
Për arsimtarët të cilët do të sjellin rezultate, Prekalla tha se tek ta do të ketë bonuse shtesë përpos pagës mujore.
“Në arsim dua të cek një gjë të veqant sepse secili arsimtarë i cili do të sjell rezultate në Deçan me nxënësit e tyre do të kenë bonuse shtesë përveç pagës do të kenë edhe bonuse, bursa”, deklaroi ai. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?