Faton Selmanaj: Me shtatë prioritete drejt një Deçani më funksional

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të komunës së Deçanit, Faton Selmanaj, ka prezantuar programin e tij zgjedhor në emisionin e RTV21, ku ka shpalosur shtatë prioritetet kryesore për mandatin e tij të mundshëm.
Selmanaj theksoi se do të fokusohet në përmirësimin e infrastrukturës duke përfshirë sigurimin e ujit të pijshëm, zgjerimin dhe sigurinë e rrugëve, ndriçimin publik dhe ndërtimin e trotuareve në të gjitha lagjet e komunës. Një tjetër shtyllë e rëndësishme e programit të tij është përmirësimi i shëndetësisë dhe mbështetja konkrete për sektorin e bujqësisë.
“Ne kemi shtatë prioritete: uji i pijshëm, rrugë të zgjeruara, rrugë të sigurta, ndriçim publik, trotuare, shëndetësi, mbështetje për bujqësinë dhe punësim me meritë. Sa i përket arsimit do t’i ndërtojmë tri çerdhe publike,” tha ndër të tjera Selmanaj.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?