Kaloni te përmbajtja kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 3 deputetëve të opozitës

Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 3 deputetëve të PD, pas tensioneve që u krijuan dje në seancë, ku u hodhën edhe tymuese.

Mësohet se socialistët kërkojnë përjashtim për Saimir Korreshin, Edmond Spahon dhe Kastriot Pirolin. Seanca e djeshme plenare, e cila zgjati rreth 10 minuta, u shoqërua me tensione të forta.

Mes zhurmës dhe kaosit, socialistët kaluan me votat e tyre ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, që parashikon përjashtim deri në 60 ditë për çdo deputet që e shkel./oranews

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button