Kapen në flagrancë duke luajtur bixhoz, ndalohet pronari i lokalit

Bastisje në Ferizaj

Në Ferizaj, policia e Kosovës ka realizuar një aksion bastisje në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku dyshohej se ishte duke u zhvilluar lojë e ndaluar e bixhozit.

Gjatë bastisjes në këtë lokacion janë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz në dy tavolina.

“Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, përveç pronarit të lokalit i cili dërgohet në ndalim policor prej 48 orësh.”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me këtë rast, si prova materiale janë konfiskuar 46 mijë e 521 euro, 1 mijë e 250 franga zvizerane dhe 1 mijë e 400 lekë.

Back to top button