Karriera e Adelina Ismailit po studiohet në nivel akademik

Këngëtarja Adelina Ismaili njihet si një ndër artistet e cila theu shumë tabu. E karriera e saj po studiohet Organizata e Pavarur me mision mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të prekur nga konflikti – CHwB Kosova .
Kjo organizatë njoftoi përmes projketit analizohet aktiviteti artistik i Adelina Ismailit përballë rrethanave problematike shoqërore gjatë viteve të 90-ta dhe 2000-ta.
“Synon ta lexojë atë përmes teorisë kritike dhe feministe, me shpresën që të shërbejë si pikënisje e një dialogu më të gjerë mbi rolin e shprehjes individuale kreative në mendësi kolektive.
Përveç një publikimi shkencor në formë të një eseje kërkimore, ky projekt merr formën e një ligjërate publike me synim që subjektit t’i ofrohet hapësira meritore në kontekst akademik për të reflektuar mbi ndikimin e saj shoqëror e kulturor”, shkruhet në njoftimin e CHwB Kosova.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CHwB Kosova (@chwbkosova)


E një gjë e tillë është pritur me emocion nga vet protagonistja e këtij hulmutimi Adelina Ismaili. Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale tha se ka mbetur pa koment .
“Jam pa komente. Karriera ime studim në nivel akademik. Lot gëzimi. Do ta komentoj ditëve në vazhdim. (Në fotografi jam unë në vitin 1996 me maskën e UÇK-së për kopertinën e një reviste”, ka shkruar Ismaili në Instastory./21Media

Back to top button