Kastrati: Ligji për mobilizim të bëhet sa më shpejt, ushtri vullnetare s’ka me pas më

(Lajm i përditësuar)


Krasniqi: Nuk duhet minimizuar përpjekjet ruse që të depërtojnë në Ballkan 

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Kolë Krasniqi tha në emisionin “Click” në RTV21 tha se nuk duhet minimizuar përpjekjet ruse që të depërtojnë në Ballkan.

”Populli është vetëdijisu është orientu me të gjitha dimensionet ka perendimi dhe nuk sheh alternativë tjetër, por nuk duhet mi minimizu perpjeket e vazhdueshme ruse që të depertojnë në forma të ndryshme në Ballkan”, tha Krasniqi.


Kastrati: Ligji për mobilizim të bëhet sa më shpejt, ushtri vullnetare s’ka me pas më

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati në ”Click” të RTV21 tha se ligji për mobilizim duhet të bëhet sa më shpejt.

Duke iu referuar rrezikut të mundshëm, Kastrati tha se më nuk ka me pasur ushtëri vullnetare.

”Sa më shpejt të bëhet Ligji për mobilizim, nuk ka me pas më ushtri vullnetare, por mobilizimi nënkupton se edhe aj që është me nënshtetësi të Kosovës, duhet t’i përgjigjet nesër nese vendi rrezikohet”, tha Kastrati.


Kastrati: Pavarsisht se njerëzit thonë se situata në Kosovë është e qetë, rreziku është shumë i madh

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati në ”Click” të RTV21 tha se situata në Kosovë nuk është e qetë, duke theksuar se Rusia me çdo kusht po dëshiron konflikt në Ballkan.

”Pavarsisht se njerëzit thonë se Kosova është e qetë rreziku është jashtëzakonisht i madh, pasi që Rusia dëshiron me çdo kusht konflikt në Ballkan, vendet kyqe ku mund të krijoj konfliktet janë Kosova apo veriu i saj”, tha Kastrati.


Peci: Me NATO-n jemi duke bashkëpunuar përmes një dere tjetër 

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se Kosova është duke bashkëpunuar me NATO-n përmes një dere tjetër.

”Ne me NATO-n jemi duke bashkëpunuar përmes një dere tjetër, ajo dera tjetër është përmes derës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pengesat janë politike”, tha Peci.

 


Kastrati: Kërkesa e ndërkombëtarëve fillimisht ishte që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të çarmatoset

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati tha se kërkesa e ndërkombëtarëve pas luftës ishte që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të çarmatoset.

”Kërkesa e ndërkombëtarëve që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të qarmatoset, por ne kemi qenë këmbngulës, ne si Kosovës, Qeveria e përkohshme në atë kohë, komandati Agim Çeku, kemi qenë të bindur që Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk duhet të çarmatoset”, tha Kastrati.


Kastrati: Kemi dështuar të bartim njohuri tek gjenerata e reja për rrethanat e luftës 

Në ”Click” të RTV21 sot u fol për rrugëtimin e Kosovës që nga lufta. Ndër të ftuart ishte edhe Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati.

Kastrti tha se sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës nuk kemi arritur që ta bartim te gjeneratat e reja përmes spjegimit.

”Kemi dështuar total, kemi dështuar sepse asnjëherë nuk kemi arritur që njerëzit që kanë protagonsitë të luftë, institucionet e arsimit kanë mujt t’i shfrytzojnë edhe të mbajnë ligjerata në orët e mësimit”, tha Kastarti.

Ai tutje shtoi se ”Liria nuk ka pikë prje qiellit, është arrit me mund dhe gjakë”./21Media

Back to top button