Kategoritë që përfitojnë nga dekretimi i Ligjit të Pagave

Dje presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.
Për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina.
“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, ka thënë Kupina.
Nga Ligji i pagave do të përfitojnë arsimtarët, mjekët, zjarrfikësit, policët dhe shërbyesit civil.
Pas dekretimit nga presidentja, ligji publikohet në gazetën zyrtare dhe një muaj më pas hyn në fuqi./21Media

Back to top button